DYLON

Në ditën e parë të vitit të ri, policia shqipton 1 mijë e 234 gjoba

Në ditën e parë të vitit të ri, policia shqipton 1 mijë e 234 gjoba
Avatar photo Redaksia

Edhe në ditën e parë të vitit të ri, vozitësit nuk kanë qenë të kujdesshëm duke bërë shkelje të rregullave të trafikut, mosrespektim të ligjit, por se, as policia nuk e ka ndalë dorën dhe vetëm brenda 24 orëve të para të këtij viti, në tërë territorin e vendit, ka shqiptuar 1 mijë e 234 tiketa gjobitëse.

Përndryshe, Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 59 aksidente trafiku, prej tyre, 19 me lëndime dhe 40 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 29 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në ndalim policor. /2LONLINE/