Në Ditën e Mësuesit!
Nga: Arlind Vokshi
Sot në Ditën e Mësuesit
“Mësues i Nderuar,
Një fillim i një fëmije gjithçka do të jetë për të e çuditshme dhe e re, prandaj do të doja ti trajtonit butësisht.
Është një aventurë që do te marrin me vete nëpër të gjitha kontinentet.
Të tilla aventura që ndoshta mund të përfshijnë luftëra, tragjedi dhe fatkeqësi. Ta jetosh këtë jetë, të duhet besim, dashuri dhe kurajë.
Për këtë, i dashur Mësues, do t’ju lutesha ta merrnit përdore e t’i mësoni gjëra që do t’i duhen t’i dijë, mësojeni ata— por butësisht, nëse mundeni.
Mësojeni se për çdo armik, ekziston një mik.
Fëmijëve do t‘i duhet të mësojë se jo të gjithë njerëzit janë të drejtë, se jo të gjithë njerëzit janë të sinqertë.
Megjithatë mësojeni se për çdo faqezi ka një hero dhe se për çdo politikan egoist, jeton një lider i përkushtuar.
Mësojeni nëse mundeni se 10 centë të fituar kanë shumë me tepër vlerë se një 1 euro i gjetur. Në shkollë, mësues, është shumë më e ndershme të dështosh se të mashtrosh.
Mësojeni atyre si të humbë hijshëm, dhe si t’i gëzohet fitores kur ata fitojnë.
Mësojeni të jetë i mirë me njerëzit e mirë dhe i ashpër me njerëzit e ashpër. Mundohuni t’i qëndrojë sa me larg zilisë, nëse do të mundeni, dhe mësojani sekretin e një buzëqeshjeje te çiltër.
Mësojeni po të jetë e mundur – si të qeshë kur të jetë i trishtuar, dhe se të derdhësh lot nuk është aspak turp.
Mësojeni se mund të këtë dështim të ndershëm dhe fitore të turpshme.
Mësojeni t’i përqeshë cinikët. Mësojeni nëse mundeni, të zbulojë mrekullinë e leximit të librave, por gjithashtu i jepni edhe kohën e mjaftueshme për të kundruar misterin e përjetshëm të fluturimit të zogjve në qiell, të bletëve në diell e të luleve mbi një kodër të gjelbër. Mësojeni të ketë besim në idetë e tij edhe nëse të gjithë do t`i thonë se janë të gabuara. Mundohuni t`i mësoni fëmijëve në forcën për mos e ndjekur turmën edhe kur të gjithë vrapojnë pas fitimtarit. Mësojeni të dëgjojë me vëmendje çdo njeri, por gjithashtu të shoshitë të gjithë atë që dëgjon në sitën e së vërtetës dhe të marrë veç të mirën. Mësojani fëmijës sesi të shesin talentin dhe zgjuarsinë tek ofertuesi më i lartë, por mos të pranojë kurrë asnjë lloj çmimi për shpirtin e zemrën.
Lejojeni te këtë kurajën për të qenë i padurueshëm. Lejoheni të këtë durimin për të qenë trim. Mësojeni të ketë besim sublim te vetvetja, sepse atëherë ai do të ketë gjithmonë besim sublim në njerëzimin dhe në Zotin. Këto janë kërkesat, mësues, por ju bëni më të mirën që mundeni.
Respekt për çdo Mësues.
Urime 7 Marsi
