DYLON

Në Ditën e falënderimeve Vitia mirënjohëse për kontributin e shtetit dhe popullit amerikan

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me rastin e Ditës së falënderimeve amerikane, udhëheqës komunal të Vitisë të shoqëruar edhe nga përfaqësues të KFOR-it amerikan, kanë vendosur lule tek busti I diplomatit amerikan Richard Holbroke.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, duke çmuar kontributin e shtetit dhe popullit amerikan për Kosovën në kohërat më të vështira, por edhe tani në periudhën e shtet ndërtimit, ka thënë se Kosova në përgjithësi, e po ashtu edhe Komuna e Vitisë, nuk harron miqtë e saj e sidomos shtetin më demokratik në botë që ka kontribuar shumë për vendin tonë.

EkoHigjiena

Edhe përfaqësuesi i KFOR-it amerikan togeri Foster, është shprehur falënderues për aktivitetin e organizuar nga komuna e Vitisë me rastin e Ditës së falënderimeve. Më pas është zhvilluar edhe një aktivitet i përbashkët sportivë në ping pong mes sportistëve vitias dhe ushtarëve të KFOR-it amerikan, ndërkohë që është shtruar edhe një koktej të shoqëruar edhe mish gjel deti, që është tradicionale amerikane me rastin e ditës së falënderimeve./2L ONLINE/




Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.