DYLON

Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit,  bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve

Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit,  bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve
Avatar photo Redaksia

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Krenare Latifi Kqiku ka bërë me dije se sot, në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, bashkë me përfaqësuesit e shoqatave të familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve, dega Gjilan, bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve!

“Përulemi me respektin më të madh për të kujtuar dhe nderuar bijtë më të mirë të kombit tonë: Shaban Ukshini (Komandant Terri), Sami Ukshini (Kingji), Bardhyl Osmani (Komandant Delta) dhe Kastriot Arifi (Petriti), të cilët ranë heroikisht në Rahovicë për lirinë dhe bashkimin kombëtar”, ka thënë Krenare Latifi Kqiku.

EkoHigjiena

Nderim dhe respekt për të gjithë ata që dhanë jetën për liri, u shpreh tutje ajo.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit. Nderim dhe respekt për të gjithë ata që dhanë jetën për liri. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta”, ka thënë ajo.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.