DYLON

Në Ditën e Bajramit, më pak shkelje të rregullave të trafikut, më pak gjoba, gjithsesi shqiptohen 807 të tilla

Në Ditën e Bajramit, më pak shkelje të rregullave të trafikut, më pak gjoba, gjithsesi shqiptohen 807 të tilla
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 807 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 42 aksidente trafiku, 20 me lëndime dhe 22 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 11 persona, 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/