DYLON

Në Ditën Botërore të Ujit, drejtoresha Aurora Osmani Buca fton qytetarët ta ruajnë ujin nga ndotja dhe keqpërdorimi

Në Ditën Botërore të Ujit, drejtoresha Aurora Osmani Buca fton qytetarët ta ruajnë ujin nga ndotja dhe keqpërdorimi
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS), Aurora Osmani – Buca, së bashku me zyrtarin për shëndet publik, dr. Veton Uka, për Ditën Botërore të Ujit, vizituan Pendën e Përlepnicës.

Drejtoresha e DSHMS-së tha se nga stafi gjegjës u njoftuan rreth furnizimit me ujë dhe kualitetin e tij.

EkoHigjiena

“Momentalisht gjendja me furnizim me ujë të pijshëm është e kënaqshme. Mirëpo gjithmonë ne si drejtori bëjmë thirrje publike, që uji të shfrytëzohet në mënyrë sa më racionale. Duke e ditur që uji është jetë, ftojmë të gjithë qytetarët që ta ruajnë këtë resurs primar jetësor nga ndotja dhe keqpërdorimi”. ka bërë me dije drejtoresha Osmani – Buca.  /2LONLINE/