Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit është organizuar një aksion për pastrimin e qytetit të Kamenicës, si dhe pastrimin e deponive të mbeturinave në lokalitete të ndryshme.
Aksioni për pastrim u organizua nga Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, si dhe nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, duke falënderuar për bashkëpunim të gjithë ata të cilët kontribuan për pastrimin e Kamenicës, u bëri thirrje të gjithëve që mbeturinat të hidhen në vendet adekuate në mënyrë që të ruajmë ambientin.
“Qytetarët e këtij qyteti të mrekullueshëm, vazhdimisht mobilizohen në pastrimin, rregullimin e mirëmbajtjen e hapësirave publike pa dallim. Fshatra e qytet! Sot, ashtu si çdo ditë tjetër, Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient e Inpektorat e kolegët nga kompania e kontraktuar nga komuna, u përkujdesën që hapësirat publike të kenë pamjen e merituar. Pastër, bukur dhe plot ngjyra. Ruajeni ambientin sot e çdo ditë pas kësaj! Mos hudhni mbeturina në vendet joadekuate”, ka thënë Kastrati.