DYLON

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën e kryetarit për 24 orë Festinë

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën e kryetarit për 24 orë Festinë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dorëzuar sot pozitën e kryetarit Festinë Destanit, e cila do ta ushtrojë detyrën për 24 orë, së bashku me stafin e zgjedhur të saj, që të gjithë fëmijë, si simbolikë e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se viti 2021 i kushtohet personave me nevoja të veçanta dhe në këtë ditë është zgjedhur që një fëmijë i kësaj kategorie që ta ushtrojë detyrën e kryetarit.

EkoHigjiena

“Ne sot po e shënojmë një ngjarje të zakonshme në Gjilan e cila tashmë është traditë e punës në zyrën time, pasi në vitin 2001 ia pata dorëzuar detyrën Egzon Bajramit. Viti 2021 në Gjilan i kushtohet personave me nevoja të veçanta dhe sot është zgjedhur një fëmijë i kësaj kategorie që ta ushtrojë detyrën e kryetarit, e ndihmuar nga stafi që janë nga të gjitha komuninetet pakicë. Gjilani është shembulli më i mirë i respektimit të të drejtave të fëmijëve dhe të drejtave të komuniteteve. I uroj punë të mbarë kryetares së Gjilanit, Festinë Destani, dhe stafit të saj”, ka thënë Haziri.

Përbërja e fëmijëve që u bënë me ‘pozita’ udhëheqëse sot është kjo:

Festinë Destani – kryetare e Komunës së Gjilanit

Shpëtim Syla – nënkryetar

Anxhelina Ramadani – nënkryetare për komunitete (komuniteti rom)

Mateja Stanojkovic – shef i kabinetit (komuniteti serb)

Bunela Sllamniku – asistente (komuteti turk)

Kryetarja në detyrë, Festinë Destani dhe stafi i saj, pas pranimit të detyrave, gjatë ditës do të mbjellin fidane para objektit të Kuvendit Komunal, do ta vizitojnë Stacionin Policor, KFOR’in turk e Muzeun Etnografik.

Praktika e ‘dorëzimit’ të pushtetit tek fëmijët në Gjilan, ka filluar pas luftës, përkatësisht në vitin 2001, si ide e komandantit të paqeruajtëseve amerikanë, e cila ishte përkrahur nga kryetari Lutfi Haziri.

Haziri, atëbotë, ia kishte dorëzuar pozitën e kryetarit të Gjilanit Egzon Bajramit, i cili ishte dhjetë vjeç. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.