DYLON

Në Ditën Botërore të Familjes, presidenti Thaçi uron për harmoni e lumturi

progres të jashtëzakonshëm
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 15 majit, Ditës Botërore të Familjes, ka uruar: “Në këtë ditë simbolike për familjen, ju uroj të gjithëve që ta gjeni harmoninë dhe lumturinë në mesin tuaj”.

Ja postimi i plotë i tij:

Dita e Familjes, 15 Maji, e ka ndërkombëtarizuar rëndësinë e familjes, si themel i çdo shoqërie, duke i promovuar vlerat e saj dhe barazinë gjinore. Edhe bota e sotme ka probleme shoqërore, ekonomike dhe demografike, që prekin familjet në shumë mënyra. Duke rritur ndërgjegjësimin për përgjegjësitë individuale dhe kolektive që kemi, për gjithçka që na rrethon, ne mund ta bëjmë vendin tonë një mjedis më të mirë për të jetuar. Në këtë ditë simbolike për familjen, ju uroj të gjithëve që ta gjeni harmoninë dhe lumturinë në mesin tuaj. HTH

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.