DYLON

Në ditëlindjen e Ibrahim Rugovës, kryesia e LDK-së në Gjilan bën homazhe tek busti i Presidentit

Në ditëlindjen e Ibrahim Rugovës, kryesia e LDK-së në Gjilan bën homazhe tek busti i Presidentit
Avatar photo Redaksia

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, me rastin e shënimit të ditëlindjes së presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, ka bërë homazhe para bustit të tij, i cili është vendosur tek selia e partisë.

Në emër të kryesisë së Degës ka folur nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili e ka vlerësuar lartë figurën e presidentit historik.

“Bashkë me kryesinë dhe kryetarët e nëndegëve, në kushte pandemie, kemi bërë homazhe para bustit të presidentit Rugova, pasi roli i tij dhe i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë vendimtar në realizimin e aspiratave shekullore të shqiptarëve. Ne sot nuk e nderojmë vetëm figurën e Ibrahim Rugoves, por krejt historinë shqiptare e cila tashmë e ka emrin dhe vulën e tij si arkitekt i pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Ismajli. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.