DYLON

Në Debelldeh fillojnë punimet në rregullimin dhe shtruarjen me zhavorr të një rruge

Në Debelldeh fillojnë punimet në rregullimin dhe shtruarjen me zhavorr të një rruge
Avatar photo Redaksia

Sot në fshatin malor Debelldeh të Vitisë, kanë filluar punimet në rregullimin e rrugës me zhavorr nga lagjeja “Qerimi” në drejtim të vendit të quajtur Kopilaqë.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka qenë i pranishëm në fillimin e këtyre punimeve ku edhe u prit nga banorët e këtij fshati të cilët e falënderuan atë për këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturorë.

Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar të investoj në çdo cep të kësaj komune.

EkoHigjiena

Ai tha se përmes këtyre projekteve infrastrukturore po ju mundësohet qarkullimi më i lehtë i qytetarëve.

Përndryshe gjatë ditës se djeshme kanë filluar edhe punimet në rregullimin e rrugës Gjylekar-Stubëll të Poshtme por edhe në rivitializimin e rrugës 10 kilometresh Letnicë-Ramnishtë.