DYLON

Në “Dardani” nisi ndërtimi i çerdhes më të madhe dhe më moderne në Gjilan

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i shoqëruar nga nënkryetari dhe drejtorët e drejtorive Komunale, kanë vizituar punimet të cilat kanë nisur në ndërtimin e çerdhes moderne dhe më të madhes në Gjilan.

Gjatë vizitës në këtë projekt, i cili, është bashkëfinancim me Qeverinë Amerikane, përmes USAID-it, Haziri ka thënë se Gjilani dhe veçanërisht kjo lagje do të ketë një projekt të madh e modern, sikur që do të ketë edhe investime të tjera në këtë hapësirë.

EkoHigjiena

“Kjo do të jetë çerdhe moderne dhe me të gjitha kushtet, falë edhe mbështetjes së Qeverisë Amerikane, e cila e ka zgjedhur Gjilanin për këtë investim falë performancës së mirë dhe disiplinës së ashpër buxhetore, por edhe transparencës dhe kritereve të tjera, që qeveria e SHBA-ve dhe USAID, i ka parashtruar për Komunën. Shpresoj shumë që kjo lagje, tash pas parkut i cili është në shërbim të qytetarëve, rregullimit të çerdhes dhe terreneve sportive, do ta shfrytëzojnë racionalisht këtë hapësirë dhe të gjitha këto projekte”, ka thënë kryetari Haziri.

“Sipas dinamikës së ndërtimit, në vjeshtë të këtij viti do të kryhet ky projekt dhe do të hapet për fëmijë, kurse, vlera e ndërtimit është 400 mijë euro, që financohet në raportin 50 me 50 për qind, me qeverinë Amerikane. Ndërkaq, fushat sportive do të ndërtohen në partneritet dhe bashkëfinancim me Ministrinë e Kulturës”, ka thënë Haziri. ​/2L ONLINE/