DYLON

Në Cernicë të Gjilanit, gjashtë rrugë në prag të asfaltimit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Cernicë të Gjilanit janë duke u përgatitur për t’u asfaltuar gjashtë rrugë në fshat dhe një tjetër që e lidhë me fshatin Livoç të Ulët. I kënaqur me këto investime të Komunës është shprehur të jetë kryetari Lutfi Haziri. Ai ka thënë se fshati i heroit Ramiz Cernica meriton të ketë kujdesin e shtetit, për t’ua bërë jetën e dinjitetshme banorëve.

“Programi i katërshes së madhe të infrastrukturës, ku hyjnë rrugët, kanalizimet, ujësjellësi e ndriçimi, po vazhdon të implemetohet me sukses edhe në fshatin e heroit Ramiz Cernica. Janë duke u përgatitur për t’u asfaltuar pesë rrugë brenda fshatit Cernicë dhe një tjetër që e lidhë me Livoçin e Ulët. Ndërsa, në fazën e dytë do ta asfaltojmë rrugën kryesore që çon në fshat, kanalizimin dhe ujësjellësin”, ka thënë kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, Fatlum Mehmeti, kryetar i këshillit të fshatit Cernicë, ka shprehur fjalë falënderimi për Komunën, përkatësisht për kryetarin Haziri për kontributin në implementimin e këtyre projekteve, duke thënë se me projektin e rrugës që e lidhë këtë fshat me Livoçin e Ulët, i ka ofruar banorët më afër qytetit.

Përveç projekteve të sipërpërmendura, Komuna e Gjilanit në bashkëfinancim me klubin e rotarianëve “Gjilani”, e ka ndërtuar kanalizimin për shkollën “Ramiz Cernica”, ndërkaq është duke punuar në zgjerimin e dy urave. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.