DYLON

Në CEFTA si shtet dhe jo më përmes UNMIK-ut

Në CEFTA si shtet dhe jo më përmes UNMIK-ut
Avatar photo Redaksia

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përshëndet veprimin e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, për dërgimin e shkresës në sekretariatin e CEFTA-së në mënyrë që të përfaqësohemi si shtet e jo përmes UNMIK-ut.

OAK gjatë takimeve të realizuara ndër vite me Institucionet e vendit, vazhdimisht ka kërkuar që Kosova në CEFTA të përfaqësohet si shtet me të drejta të plota dhe jo si UNMIK siç është duke ndodh tani e 13 vite që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008.

EkoHigjiena

Për më tepër, ne kemi nënshkruar këtë marrëveshje pa mbrojtje paraprake të asnjë produkti dhe është shumë e rëndësishme që Kosova përfundimisht të fillojë mbrojtjen e produkteve vendore dhe ç’do pengesë që i krijohet të veprojë me reciprocitet të plotë.

Ministrja Hajdari është e vetmja që deri më tani ka përkrahur këtë kërkesë dhe ka ndërmarr hap konkret për adresimin e kësaj çështje, e cila është për t’u përshëndetur dhe falënderon publikisht Ministren Hajdari për trajtimin e rastit të përfaqësimit të Kosovës në CEFTA, duke konsideruar që si shtet duhet të trajtohemi të barabartë me të gjitha vendet e tjera nënshkruese të kësaj marrëveshje. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.