DYLON

Në Çarshinë e Gilanit vendosen pllakat falënderuese për SHBA, Britaninë, Zvicrën, Kanadanë…

Në Çarshinë e Gilanit vendosen pllakat falënderuese për SHBA, Britaninë, Zvicrën, Kanadanë…
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit me inicim të kryetarit Lutfi Haziri, ka vendosur pllakat falënderuese për shtetet mike që e kanë mbështetur Kosovën dhe Gjilanin në periudha të ndryshme.

Pllaka falënderuese janë vendosur në Çarshinë e Gilanit për SHBA, Britaninë, Zvicrën, Kanadanë, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Francën, Austrinë, Danimarkëm, Norvegjinë e Kuvajtin.

“Nuk është vetëm ditë e respektit dhe e përkuljes për heronjtë e dëshmorët, është edhe ditë e falënderimit për miqtë dhe partnerët, të citët në ditët më të vështrira janë rreshtuar në mbrotje të të drejtave të shqiptarëve, duke përfshirë edhe rreshtimin në luftë me djem e vajza, me të gjithë potencialin shtetëror. Kemi vendosur grupin e parë të pllakave falënderuese për këto shtete”, ka thënë pas inaugurimit të pllakave, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

EkoHigjiena

Ai pohoi se “do të vazhdojmë vendosjen e pllakave shenjëzuese për të gjitha shtetet dhe individët e veçantë, në mënyrë që gjeneratat e reja t’i kenë të gdhendur emrat e shteteve dhe emrat e njerëzve të cilët kanë dhënë kontribut dhe miqësi për shqiptarët, e në veçanti, Gjilanit”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.