DYLON

Në Buzovik asfaltohet rruga e Zmakëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në fshatin Buzovik të Vitisë, kanë filluar sot punimet në asfaltimin e rrugës së Zmakëve. Kjo rrugë që është në gjatësi prej 700 metrave dhe po financohet me mjete vetanake të Komunës së Vitisë. Punimet në asfaltimin e kësaj rruge i ka vizituar edhe i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili u prit edhe nga banorët e kësaj ana të cilët theksuan dhe deri me tani investimet në këtë lokalitet kanë qenë të vogla por se me ardhjen e kryetarit Haliti po rikthehen investimet në fshatin Buzovik. Ata gjithashtu potencuan se realizimi i këtij projekti infrastrukturor është i një rëndësie të veçantë pasi që lehtëson qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.