DYLON

Në Bujanoc regjistrohen 4 raste të reja pozitive me Covid-19

Në Bujanoc regjistrohen 4 raste të reja pozitive me Covid-19
Avatar photo Redaksia

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 15 persona nga koronavirusi (COVID-19), ndërsa janë shënuar 1.622 raste të reja me këtë virus, transmeton Titulli.com.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 4.214, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Serbi ka arritur në 419.493.

EkoHigjiena

Në komunën e Bujanocit, që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 818 raste pozitive me Covid-19, ndërsa më 13 shkurt janë regjistruar 34 raste te kontrollit me 4 rast pozitive, përcjellë Titulli.com.

Vlen të theksohet se vaksinimi në shtëpinë e shëndetit po vazhdon sipas lajmërimeve përmes formës online.

Aktualisht në Serbia janë hospitalizuar 3.840 persona, ndërsa 135 persona janë në respiratorë dhe 2.762.877 numri i përgjithshëm e testeve të kryera.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.