DYLON

Në Bruksel u mbajtën takime për zbatimin e marrëveshjeve

Avatar photo Redaksia

Zëvendeskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri së bashku me një delegacion qëndruan në Bruksel më 4 dhe 5 nëntor, ku morën pjesë në takimet trepalëshe të ndërmjetësuara nga BE për çështjet e energjisë.

Për çështjet e energjisë u diskutuan obligimet zbatuese dhe afatet e palëve që rrjedhin nga plani për zbatimin e marrëveshjes për energjinë. Po ashtu, u formuan grupet punuese që kanë për detyrë që duke respektuar afatet e përcaktuara të çojnë përpara zbatimin e plotë të kësaj marrëveshje.

EkoHigjiena

Gjithashtu është mbajtur një takim për çështjen e sigurimeve të automjeteve në fuksion të tarifave për lëvizjën e lirë të qytetarëve dhe, së shpejti pritet të mbahet edhe një takim tjetër për të avancuar këtë proces.

Në këtë takim krahas ndërmjetëseve të BE-së mori pjesë edhe Këshilli i Byrove Evropiane, i përfaqësur nga sekretarja e përgjithshme, Greet Flore, njofton Zyra për informim e kryeministrisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.