DYLON

Në Bruksel sot flitet për çështjen e Sigurimeve të Automjeteve

Avatar photo Redaksia

​Nën udhëheqjen e zëvendëskryeministres së Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, sot në Bruksel do të mbahen takime me Bashkimin Evropian për çështjen e Sigurimeve të Automjeteve.

Delegacioni i Kosovës gjatë kësaj dite do të ketë takime dypalëshe me ndërmjetësit e Bashkimit Evropian për vazhdimin e diskutimeve për marrëveshje në mes të industrisë së Sigurimeve të Kosovës dhe asaj të Serbisë për çështje të sigurimeve kufitare, ku synim parësor i delegacionit të Kosovës është gjetja e modaliteteve për ulje të çmimeve të larta të sigurimeve kufitare dhe lehtësimin e procedurave të panevojshme kufitare për udhëtaret dhe qytetarët e të dy vendeve.

EkoHigjiena

Po ashtu, gjatë kësaj dite, delegacioni i Kosovës do të ketë takime me përfaqësuesit e Byrosë së Kartonit të Gjelbër me seli në Bruksel, për të diskutuar për metodat që Byroja, si mekanizmi më i rëndësishëm evropian për çështje të sigurimeve kufitare, do të jetë pjesë e marrëveshjes së mundshme për ketë çështje, si dhe do të kujdeset për zbatimin e standardeve të kësaj organizate në çështje t e sigurimeve kufitare.

Delegacioni i Kosovës, përveç udhëheqëses së dialogut, Tahiri, ka në përbërje edhe Rrahim Pacollin, i emëruar i Qeverisë së Republikës së Kosovës për udhëheqje të Grupit Teknik për çështje të Sigurimeve kufitare dhe dialog me Këshillin e Byrosë së Kartonit të Gjelbër, Qemajl Marmullakaj koordinator për çështje të sigurimeve kufitare dhe Gazmir Raci, këshilltar i zëvendëskryeministres Tahiri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.