DYLON

Në Bruksel flitet për 18 pjesëtarë të EULEX-it nën hetime

Avatar photo Redaksia

BE-ja gjithnjë e më e shokuar me skandalet e misionit të rendit dhe ligjit në Kosovë.  Diplomatët dhe zyrtarët evropianë në Bruksel janë të shokuar së pari për shkak të seriozitetit të dyshimeve për korrupsion dhe ndërhyrje politike në hetime të EULEX-it, por edhe më shumë për përshtypjen se strukturat e BE-së kanë tentuar t’i mbulojnë gjurmët e këtyre shkeljeve të rënda, shkruan sot Koha Ditore.

Prandaj, edhe pse e kanë mirëpritur vendimin e Mogherinit që një “ekspert i pavarur” të bëjë hetime, mbajnë rezervat e tyre dhe mundësinë që, megjithëkëtë, Parlamenti Evropian të bëjë hetimet e veta. /koha/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.