DYLON

Në Bresalc të Gjilanit përurohet ferma e dhive me kapacitet prej 160 krerësh

Në Bresalc të Gjilanit përurohet ferma e dhive me kapacitet prej 160 krerësh
Avatar photo Redaksia

Në Bresalc të Gjilanit është përuruar sot ferma e dhive, e cila ka kapacitet prej 160 krerësh. Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas prerjes së shiritit, ka përgëzuar pronarin Avni Syla për këtë sukses, ndërsa tha se kjo fermë është shembulli më i mirë i punës.

“Ju uroj për këtë sukses pronarëve dhe të gjithë atyre që kanë qenë në angazhuar në zhvillimin e kësaj ferme, e cila është bazë e zhvillimit lokal ekonomik, agrobiznesit dhe zhvillimit të familjeve bujqësore. Definitivisht, më gëzon fakti i zhvillimit të kësaj ferme, e cila është shembulli më i mirë se si duhet të punojmë. Gëzuar!”, tha Haziri.

Me këtë rast, kryetari Haziri e ka dhënë lajmin e gëzueshëm për pronarët, për fillimin e ndërtimit të rrugës që çon në këtë fermë, për operimin sa më të suksesshëm.

EkoHigjiena

Ndërkaq, pronari i kësaj ferme, Avni Syla, ka falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit për mbështetjen, sikurse Ministrinë e Bujqësisë për operim të suksesshëm të fermës së tij.

Duke qenë se vëllai i tij, bashkatdhetar nga Zvicra, ka financuar në këtë fermë, Syla ka ftuar edhe bashkatdhetarët tjerë që të investojnë në Gjilan sepse në këtë mënyrë ndikojnë edhe në hapjen e vendeve të reja të punës.

Përndryshe, kjo fermë posedon makinën mjelëse, ndër më moderne, e cila garanton cilësi të lartë të qumështit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.