DYLON

Në borë e në shi, Drita nuk i ndal stërvitjet

Në borë e në shi, Drita nuk i ndal stërvitjet
Avatar photo Elife Sherifi

FC Drita është kthyer stërvitjeve për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar. Futbollistët gjilanas,  të cilët për 10 ditë ishin në përgatitje në Antalia të Turqisë i janë kthyer punës në Gjilan.

Edhe pse nëpër një mot të ftohtë futbollistët janë parë në disponim të mire, duke u bërë gati për një pranverë të zbehtë.

“Rikthehemi me klimën tonë të ftohët! Pas një pushimi dy ditorë sot ekipi i është rikthyer stërvitjeve në një mot të ftohët me borë. Ekipi ishte i kompletuar në stërvitje pas rikthimit nga Turqia”, ka shkruar FC Drita në faqen zyrtare të saj.

EkoHigjiena

Të kujtojmë se Dritën që në start e pret një sfidë ndaj rivalit lokal, SC Gjilani.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.