DYLON

Në Bordin e Drejtorëve ka raportuar Zyra për kthim dhe Komunitete

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ Në mbledhjen e sotme të Bordit të Drejtorëve të Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, çështje kryesore ka qenë raportimi i Zyrës për Kthim dhe Komunitete për periudhën janar-mars 2015.

Gjatë kësaj periudhe, udhëheqësi i ZKK-së, Milivoje Zhivkovic, tha se sipas evidentimit të MPB dhe databazës së tyre, janë kthyer 60 familje të komuniteteve, prej të cilave 1 familje i plotëson kushtet për asistencë.

EkoHigjiena

Ai tha se përmes një projekti të BE-së janë ndihmuar 3 familje, dy familje nga komuniteti rom dhe një nga komuniteti serb, duke shtuar se është punuar që personat e shpërngulur sa më parë të pajisen me dokumentacione të nevojshme në atë mënyrë që t’ju lehtësohet procesi i integrimit.

Ai tha se gjatë kësaj periudhe, ZKK ka bashkëpunuar IOM-in e UNHCR duke bërë vizita në terren lidhur me procesin e riintegrimit, sikurse edhe me USAID-in për ndërtimin e një aneks-shkolle në fshatin Ponesh, derisa ka folur edhe për projektin në fshatin Shillovë, për inicimin e biznesit ku do të përfshihen 3 familje.

Nga ana e tij, kryetari Haziri theksoi faktin se Komuna e Gjilanit me të gjitha kapacitetet e saj do t’u dalë ndihmë të gjitha familjeve të kthyera.

Kreu i Gjilanit pohoi se në bashkëfinancim me USAID-in, Komuna ka përfunduar projektin e pastrimit të lumit në fshatin Kmetoc, duke shtuar se është investuar në tërë territorin e Komunës, pa dallim, sa i përket katërshes infrastrukturore.

Kryetari Haziri ka paralajmëruar se takimi publik me qytetarët do të jetë multietnik dhe do të mbahet në muajin prill në fshatin Ponesh. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.