DYLON

Në Beguncë të Vitisë po punohet në rehabilitimin e rrjetit ekzistues të ujësjellësit

Në Beguncë të Vitisë po punohet në rehabilitimin e rrjetit ekzistues të ujësjellësit
Avatar photo Redaksia

Në Beguncë të Vitisë po punohet në rehabilitimin e rrjetit ekzistues të ujësjellësit, pos kyçjeve individuale në rrjet pritet të bëhen intervenime në burimet ujit.

Në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Dorsch/CDI që financohet nga qeveria e Zvicrës dhe ajo e Kosovës në fshatin Beguncë të Vitisë, po bëhet rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit, kryesisht në kyçje individuale në rrjet por bëhet me dije se do të intervenohet edhe tek burimet e ujit që të rritet cilësia e ujit të pijshëm dhe që më pas ajo të merret në menaxhim të KRU“Hidromorava”-Gjilan.

EkoHigjiena

Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar sot fshatin Beguncë, ku është njoftuar nga Astrit Vokshi, përfaqësues i Dorsch/CDI-së për punët që po bëhen në rehabilitimin e këtij rrejti ekzistues të ujësjellësit.

“Komuna e Vitisë në bashkëpunim me partnerët të saj po punon edhe në rehabilitimin e rrjeteve ekzistuese të ujësjellësit, rritjen e cilësisë të ujit të pijshëm por edhe në përgjithësi për sigurimin e ujit të pijshëm në lokalitet e kësaj komune. Natyrisht se pas kryerjes së të gjitha procedurave menaxhimi i ujit do të merret në përgjegjësi të kompanisë KRU “Hidromorava”-Gjilan”, u shpreh kryetari Haliti.

Kurse Astrit Vokshi, nga Dorsch/CDI, ka potencuar se në kuadër të bashkëpunimit me komunën e Vitisë, ka qenë edhe një komponentë e cila është marrë me rehabilitimin e sistemeve ekzistuese rurale. Ai tha se në Beguncë do të bëhen kyçjet individuale që të plotësohen standardet për rintergrim për kompaninë regjionale në mënyrë që ajo të merret në përgjegjësinë e mirëmbajtjes dhe inkasimit të faturave të ujit nga kompania përgjegjëse.

Ai tha pos që do të ketë kyçje individuale të banorëve do të bëhen edhe intervenime në burimet e ujit që të rritet cilësia. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.