DYLON

Në Beguncë fillojnë punimet parapërgatitore për asfaltimin e rrugës “ Toplana”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kuadër të projekteve të shumta infrastrukturore që janë duke u realizuar në komunën e Vitisë, dje në fshatin Beguncë kanë filluar punimet parapërgatitore për asfaltimit të rrugës “ Toplana”.

Me rastin e filmit të punimeve, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga kryesuesi i kuvendit komunal, Naim Pira kanë inspektuar dje punimet që janë duke u zhvilluar. Kryetari Haliti u prit nga banorët e lagjes ” Toplana, Zekaj dhe Demoshaj” të cilët e falënderuan atë për investimet që janë duke e bërë në këtë rrugë.

EkoHigjiena

Nazim Mehmeti nga fshati Beguncë e Vitisë, falënderoj kryetarin Haliti për këtë projekt dhe u shpreh asfaltimi i kësaj rruge është shumë i rëndësishëm pasi që sipas tij kjo rrugë më parë ka qenë ndër rrugët kryesore të këtij fshati.

“Falënderojë kryetarin e Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti për investimet që janë duke e bërë në këtë rrugë, me të vërtetë kjo rrugë është shumë e rëndësishme për ne, unë sa e mbaj mend kjo rrugë është ndër rrugët më të vjetra në fshatin tonë dhe më parë është thënë se ajo ka qenë rrugë kryesore e fshatit, gjithashtu kjo rrugë lidhë edhe banorë të lagjeve të ndryshme mes veti si dhe të qon në afërsi të varrezave kryesore të fshatit. “ u shpreh Mehmeti./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.