DYLON
Spitali i Përgjithshëm në Gjilan

Në ambulancën specialistike të ortopedisë trajtohen mesatarisht në ditë  rreth 55 pacientë

Në ambulancën specialistike të ortopedisë trajtohen mesatarisht në ditë  rreth 55 pacientë
Avatar photo Redaksia
“Aktualisht, jemi duke zbatuar një plan që do të mundësojë rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore. Kjo do të na lejojë të ndajmë më shumë kohë për secilin pacient që kërkon shërbim në ambulancën e ortopedisë, duke siguruar vazhdim normal të punës. Duke qenë se këto ditë kemi një fluks më të lartë të pacientëve në këtë shërbim, kërkojmë mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftimi ne Spitalit

Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ka bërë me dije se gjatë çdo dite pune, në ambulancën specialistike të ortopedisë trajtohen mesatarisht rreth 55 pacientë.

Sipas tyre, ofrimi i këtij shërbimi është specifik, pasi në shumicën e rasteve kërkohet edhe përfshirja e shërbimit të radiologjisë. Në këto raste, po paraqiten vështirësi në sistemimin e radhëve.

EkoHigjiena

“Aktualisht, jemi duke zbatuar një plan që do të mundësojë rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore. Kjo do të na lejojë të ndajmë më shumë kohë për secilin pacient që kërkon shërbim në ambulancën e ortopedisë, duke siguruar vazhdim normal të punës. Duke qenë se këto ditë kemi një fluks më të lartë të pacientëve në këtë shërbim, kërkojmë mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftimi ne Spitalit, transmeton 2LONLINE.

Po ashtu, si thuhet nga menxhmenti i Spitalit, duke marrë për bazë faktin se aktualisht ndodhen në fazën e renovimit të shërbimeve kryesore, kërkojnë nga qytetarët – shfrytëzues të shërbimeve, mirëkuptim.

“Njëkohësisht, ju sigurojmë se stafi i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan do të bëjë maksimumin për ofrimin sa më cilësor dhe në kohë të shërbimeve shëndetësore”, thuhet në fund të njofitmit.   /2LONLINE/