DYLON

Në ambientet e Qendrës së Karrierës është mbajtur ligjëratë nga përfaqësuesit organizata Esvet Pro “Studimet Gjurmuese”

Në ambientet e Qendrës së Karrierës është mbajtur ligjëratë nga përfaqësuesit organizata Esvet Pro “Studimet Gjurmuese”
Avatar photo Redaksia

Sot në ambientet e Qendrës së Karrierës është mbajtur ligjërata nga përfaqësuesit organizata Esvet Pro “Studimet Gjurmuese”,

Ligjëratën nga Sead Hoxha përfaqësues nga EdGuard dhe Studimet Gjurmuese dhe Kujtim Semaxhaj nga LuxDev e përcjellën nxënësit e ShMT “Mehmet Isai”, nxënësit e ShME “Marin Barleti” dhe nxënësit Artit Pamor “Adem Kastrati”, njofton Qendra e Karrierës – IAAP “Mehmet Isai” – Gjilan.

EkoHigjiena

Me këtë rast përfaqëuesit nga “Studimet Gjurmuese” dhe “LuxDev” ndanë shpërblime për nxënësit e dalluar, ku ishte e pranishme edhe drejtoresha e SHME “Marin Barleti” Fatlume Xheladini-Behluli së bashku me koordinatoren e saj Nebahate Bekteshi.

Nxënësve të shkollave teknike, ekonomike dhe të artit ju shpërndanë laptop dhe orë të mençura nga përfaqësuesi i LuxDev-it dhe Studimeve Gjurmuese.

Nxënësit që ishin përfitues:

Ulpian Ramadani ShMT “Mehmet Isai” Laptop

Mehmet Dushica ShME “Marin Barleti” telefon të mençur

Elion Hyseni ShME “Marin Barleti” orë të mençur

Ejona Hashani ShME “Marin Barleti ” orë të mençur

Gentrit Banushi ShMT “Mehmet Isai” orë të mençur

Denisa Jashari “ShMAP “Adem Kastrati” orë të mençur

Edonis Fejzullahu ShME ” Marin Barleti” orë të mençur

Studimet Gjurmuese EsvetPro merren me studimet post diplomike të nxënësve nga shkollat profesionale, duke i përcjellë ata në avancimin e tyre në karrierë edhe pasi të kenë kryer shkollimin e mesëm, njofton Qendra e Karrierës – IAAP “Mehmet Isai” – Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.