Mërgata vitiase me komunën e Vitisë respektivisht me kryetarin e komunës Sokol Halitin dhe në mbështetje logjistike të SH.H.B.K “Nëna Terezë”-Viti, Kryqin e Kuq të Kosovës-Viti dhe Qendrën për Punë Sociale, për nderë të festave të fundvitit, sot në Viti kanë zhvilluar aksionin e madh humanitarë, ku janë ndihmuar mbi 200 familje në nevojë të kësaj komune, me pako ushqimore dhe miell.
Këto ndihma i kanë pranuar shumë qytetarë në nevojë pa dallime.
Në këtë aksion humanitarë që po zhvillohet tash e disa vite me radhë në Viti, janë ndihmuar edhe pjesëtarë të komuniteteve pakicë që jetojnë në këtë komunë. /2LONLINE/