• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+ Viti

Në aksionin e madh humanitar janë ndihmuar 250 familje skamnore vitiase

Redaksia 2LONLINE 31 Dhjetor, 2019 2 min
 Në aksionin e madh humanitar janë ndihmuar 250 familje skamnore vitiase

Sot në Viti, është zhvilluar aksioni i madh humanitar ku 250 familje skamnore vitiase kanë pranuar pako ushqimore. Ky aksion humanitar po zhvillohet tradicionalisht në Viti dhe atë në prag të Vitit të Ri.

Ndërkaq ai është organizuar nga Komuna e Vitisë në bashkëpunim me Shoqatën „ Vitia“ nga Gjeneva e Zvicrës dhe Hipermarketin „Emi Center”- në Viti. Ndërkaq shpërndarja e këtyre ndihmave për familjet në nevojë do të bëhet sipas listës që është hartuar nga Komuna e Vitisë me këshillat e fshatrave.

Kryetari i Komunë së Vitisë, Sokol Haliti i cili ka marrë sot pjesë në këtë aksion humanitar, ndër tjerash ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan për t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë, dhe atë në prag të festës së Vitit të Ri.

“Sot dua të falënderoj të gjithë ata që në prag të festës së Vitit të Ri, ju janë bashkangjitur aksionit të madh humanitar. Një falënderim të veçantë shkon për mërgatën tonë e cila asnjëherë nuk ka harruar vendlindjen dhe të cilët përmes shoqatës “Vitia” me seli në Gjenevë ju janë bashkangjitur fuqishëm këtij aksioni. Gjithashtu dua të falënderoj edhe Hipermarketin “Emi Center” e cila po ashtu është pjesë e këtij aksioni humanitar”, u shpreh Kryetari Haliti.

Kurse Xhavit Islami nga shoqata “Vitia” me seli në Gjenevë të Zvicrës, theksoj se kjo shoqatë në bashkëpunim me mërgimtarët tradicionalisht po mbështet këtë aksion humanitar dhe falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë aksion humanitar duke shpresuar që në vitin në vijim të ketë sa më pak qytetarë të kanë nevojë për ndihma humanitare.

Ndërkaq Sali Avdullahu, veprimtar vitias që jeton në Zvicër falënderoj kryetarin Haliti për nismat e tij që të jenë pranë qytetarëve, në veçanti pranë familjet skamnore.

Përndryshe këto ndihma do të ju shpërndahen familjeve skamnore nga të gjitha lokalitetet e kësaj komune përmes këshillave të fshatrave dhe në bazë të listës së evidentuar se ku gjenden familjet skamnore e pjesë e saj do të jenë edhe qytetarët e komunitetit pakicë të cilët jetojnë në komunën e Vitisë

Etiketa:aktuale familje skamnore vitiase ndihmohen Viti Viti i Ri
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë

3 Shkurt, 2023
Shneta

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023
Policia

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023
Gjilan

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në

3 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronë deri në vlerën 100 euro

3 Shkurt, 2023

Përkrahje financiare për 15 studentë për projekte të digjitalizimit të komunës së Gjilanit

3 Shkurt, 2023

Na t’atëhershmit (Poezia që fitoi çmimin e dytë)

2 Shkurt, 2023

Ndahen certifikata për praktikantët që kryen programin Praktikë në Punë

2 Shkurt, 2023

Gjilan: Tejkalon në vijë të plotë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

2 Shkurt, 2023

SC Gjilani mbyll bashkëpunimin me katër lojtarë

2 Shkurt, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com