DYLON

Në Akademinë e Mbrojtjes përfundoi “Stërvitja ushtarake Bazë për Oficer”

Në Akademinë e Mbrojtjes përfundoi “Stërvitja ushtarake Bazë për Oficer”
Avatar photo Redaksia

Në Shkollën e Oficerëve në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes, përfundoi “Stërvitja Ushtarake Bazë për Oficer”, për të rekrutuarit me kualifikime të veçanta specialistike në fushën e mjekësisë, të cilët bën betimin duke u zotuar për përmbushjen me përgjegjësi dhe përkushtim të detyrave në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Me përfshirjen e këtyre kuadrove të kualifikuara në radhët e saj, FSK-ja fuqizon më tej kapacitetet e saj profesionale, veçanërisht në fushën e shërbimit shëndetësor. Përgatitja profesionale e tyre dhe përvoja në fushën e mjekësisë do të kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e gatishmërisë së Forcës për përmbushjen e misionit të saj.

EkoHigjiena

Me betimin për shërbim, oficerët e rinj u rreshtuan në radhët e FSK-së, të gatshëm për të marrë përgjegjësitë e detyrës dhe për t’i shërbyer me përkushtim Forcës dhe vendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.