DYLON

Në Akademi ndërpritet procesi mësimor i kadetëve dhe studentëve

Në Akademi ndërpritet procesi mësimor i kadetëve dhe studentëve
Avatar photo Redaksia

Për shkak të marrjes së masave parandaluese për tu mbrojtur nga Koronavirusi sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ndërpritet procesi edukativo-arsimor i kadetëve të Policisë së Kosovës dhe studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike.

Kjo masë u morë në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.01/07 të datës 11.03.2020, pikës 1.1 të këtij vendimi ku nder të tjera thuhet “Ndërprerja e procesit edukativo-arsimor të institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri 27 mars 2020”.

Bazuar në këtë vendim nga sot u ndërpre procesi mësimor i kadetëve, studentëve, po ashtu pezullohen të gjitha aktivitetet të cilat janë në fushë veprimtarinë e Akademisë.

EkoHigjiena

Kadetët e Policisë së Kosovës, sot në paradën e mëngjesit u njoftuan nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi për ndërprerjen e trajnimit të Programit Profesional si dhe u kërkua nga ta që të respektojnë udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me preventiven kundër Koronavirusit COVID-19.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.