DYLON

Në 85 vjetorin e vdekjes, ministri Sveçla nderon themeluesin e Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Atatürk

Në 85 vjetorin e vdekjes, ministri Sveçla nderon themeluesin e Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Atatürk
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë qëndrimit të tij në Republikën e Turqisë, së bashku me ambasadorin Agon Vrenezi dhe delegacionin e Kosovës, në 85-vjetorin e ndarjes nga jeta, nderuan themeluesin e Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Atatürk, duke vendosur kurorë lulesh në Mauzoleun e tij.

Në këtë vizitë ministri Sveçla ka shprehur respektin për vizionin dhe udhëheqjen e Ataturkut në themelimin e Turqisë, si dhe për rolin e tij të pakontestueshëm në promovimin e reformave thelbësore dhe vlerave të qëndrueshme.

EkoHigjiena

Ministri Sveçla ka theksuar se trashëgimia e Ataturkut mbetet një burim i palëkundur frymëzimi, që drejton botën demokratike drejt një të ardhme të bazuar në parimet e paqes dhe përparimit për të gjithë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.