DYLON

Në 45-vjetorin e themelimit të “Radio Gjilanit”, Haziri zotohet për mbështetje

Në 45-vjetorin e themelimit të “Radio Gjilanit”, Haziri zotohet për mbështetje
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka vizituar sot “Radio Gjilanin”, medium i cili sot shënon 45 vjetorin e themelimit si radio e para në Gjilan, duke i uruar për punë të palodhur deri më tani dhe duke përshëndetur aktivitetin e jashtzakonshëm të kohës para çlirimit të vendit.

Haziri nga afër është informuar për punën që bënë ky medium, kushtet në të cilat punon dhe kapacitetet profesionale të cilat e kanë përcjellur këtë radio që nga themelimi e deri më tani.

Kryetari Haziri ka shprehur interesimin e tij për gjendjen dhe situatën jo te lakmueshme teknike dhe ambientet e mediumit, të cilat nuk janë renovuar me vite të tëra dhe ka premtuar mbështetje të vazhdueshme në kuadër të mundësive që ka Komuna e Gjilanit për ta ndihmuar ngritjen e këtij mediumi, që është ikonë e Gjilanit.

EkoHigjiena

Kurse, në emër të “Radio Gjilanit”, Nijazi Selimi ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe interesimin që ka shprehur për mbështetje dhe për bashkëpunim të vazhdueshëm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.