• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Në 38-vjetorin e rënies nderohen Dëshmorëve e Kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Redaksia 2LONLINE 11 Janar, 2022 3 min
 Në 38-vjetorin e rënies nderohen Dëshmorëve e Kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Në nderim të veprës së Dëshmorëve të Kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi së bashku me prorektorët, dekanët dhe stafin e UKZ-së, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule në varrezat e dëshmorëve në Gjilan.

Me këtë rast Rektori Kosumi me delegacionin e tij, ka vizituar edhe familjet e dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, ku ka thënë se janari ndriçon rrugën tonë të lirisë dhe ardhmërisë teksa na përkujton sakrificën e dëshmorëve të secilit brez të të gjitha kryengritjeve tona, andaj të gjithë përulemi me nderimin më të madh para atyre që me sakrificë bënë të mundur që ne sot t’i nderojmë ata në liri.

Heronjtë  e Kombit bënë të mundur që Kosova sot të jetë një vend që ecën e sigurt në rrugën e integrimit evropian. Nderim përjetë atyre, familjeve të tyre që sot nuk kanë më të dashurit, por kanë emrin e mirë që ata lanë për veprën e pavdekshme që realizuan.

Në familjen e Rexhep Malës ishte edhe bashkëveprimtari i atdhetarëve, shoku i idealit, Ilmi Ramadani, i cili ka rikujtuar veprimtarinë patriotike dhe heroizmin e dy dëshmorëve, të cilët ranë heroikisht në luftim me forcat serbe në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.

Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht ndërmjet 11 e 12 janarit, 38 vite më parë. Ata shquhen ndër figurat më të ndritura të qëndresës dhe sakrificës sonë kombëtare. Rexhepi e Nuhiu vlerësohen si dy nga figurat qendrore të rezistencës dhe përpjekjeve të popullit shqiptarë të Kosovës për liri e pavarësi, dhe janë çmuar për trimërinë, sakrificën e lartë dhe aftësitë organizative. Sot për veprën patriotike të Rexhep Malës e Nuhi Berishës me plot krenari flasin bashkëpunëtorët, bashkëluftëtarët, bashkëfshatarët dhe mbarë Kosova e trevat shqiptare. /2LONLINE/

Etiketa:dëshmorëve të kombit Heronjtë e Kombit Rektori i Universitetit Rexhep Mala e Nuhi Berisha UKZ Universiteti Universitetit Publik
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022
Nacionale

Nga ky muaj edhe fëmijët e lindur në vitin 2014 mund të

1 Korrik, 2022
N'rrjet

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Menaxhmenti i UKZ-së ka pritur në takim Komandantin e KFOR-it nga LMT në Gjilan

4 Maj, 2022

Pensionohet Zijavere Idrizi punëtore e administratës në UKZ

4 Maj, 2022

UKZ pjesë e punëtorisë lidhur me Shtojcën e Diplomës organizuar nga ALLED

29 Prill, 2022

Në UKZ në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Librit janë promovuar katër libra

22 Prill, 2022

Hyseni: Gjilani e kishte themelimin e një universiteti nevojë te pashmangshme dhe të domosdoshme

10 Mars, 2022

Presidentja Osmani u nderua me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti prestigjioz i Ankarasë

28 Shkurt, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com