DYLON

Në 29-vjetorin e vdekjes së prof. dr. Xhavit Ahmeti një delegacion i Gjimnazit Natyror vendos buqeta lulesh pranë bustit të tij

Në 29-vjetorin e vdekjes së prof. dr. Xhavit Ahmeti një delegacion i Gjimnazit Natyror vendos buqeta lulesh pranë bustit të tij
Avatar photo Redaksia

Në 29- vjetorin e vdekjes së prof. dr. Xhavit Ahmeti një delegacion i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Gjilan, i prirë nga drejtori i shkollës Bekim Mustafa, i cili shoqërohej nga Agim Asllani, zëvendësdrejtor, Sami Selishta, koordinator i cilësisë dhe nxënës të shkollës kanë vënë buqeta lulesh pranë bustit të Xhavit Ahmeti, në sheshin që mbanë emrin e këtij njeriu të madh të dijes e të shkencës.

Para 29- vitesh, Xhavit Ahmeti, që ishte këshilltar për arsim i presidentit Ibrahim Rugova, bashkë me pjestarë të delegacionit kosovar, me ndërmjetësim ndërkombëtar, po udhëtonin në mbrojtje të arsimit shqip dhe në rrugë e sipër kishte ndodhur një aksident trafiku, në të cilin kishte ndërruar jetë dr. Xhavit Ahmeti, emrin e të cilit me krenari e bartë Gjimnazi Natyror i Gjilanit.

EkoHigjiena

Në përkujtim të kësaj dite, Bekim Mustafa, drejtor i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, ka theksuar se sot është përvjetori i ndarjes fizike me profesor Xhavit Ahmetin; me njeriun e dijetarin, personalitetin shkencor e politik, që angazhimin e tij jetësor dhe fundin fizik e lidhi përjetësisht me arsimin shqip dhe atdheun e tij – lirinë e Kosovës.

“Profesor Xhavit Ahmeti u nda nga ne në kulmin e angazhimit humanist, pedagogjik e politik, ku u dëshmua si personalitet me dije, vizion e angazhim të pa kompromis për dijen, zhvillimin e lirinë, duke lënë boshllëk të pakompenzueshëm në të gjitha këto fusha”, ka thënë drejtori Mustafa, që ka shtuar se megjithëkëtë, mbi këtë rrugë të shtruar prej tij ne u ringritëm e realizuam, si popull, një pjesë të vlefshme të synimeve e ëndrrave të tij.

“Gjimnazi “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, po rritet nën hijen e emrit e angazhimit të tij dhe me krenari e besim mban emrin e këtij iluministi e personaliteti të dalluar të atdheut tonë. Sot, në këtë përvjetor të ndarjes, ne kujtojmë e nderojmë profesor Xhavit Ahmetin, jetën e angazhimin e tij, duke bërë bilancet e rritës e sfidave tona të përbashkëta. Krenar që e patëm e krenar që emri e veprimtaria e tij na prin drejt sukseseve, edhe në këtë përvjetor ne shohim rrugën përpara – atë rrugë që ai e shtroi; atë rrugë në të cilën do të donte të na shihte duke ecur të sigurtë e të palëkundshëm! I përjetshëm kujtimi për profesorin, shkencëtarin e pedagogun; iluministin e politikanin – i përjetshëm kujtimi e nderimi për profesor Xhavit Ahmetin! E lavdishme jeta dhe angazhimi i tij atdhetar – iluminist! Përkulje e nderim!”, ka thënë Bekim Mustafa, drejtori i Gjimnazit natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, njofton faqja zyrtare e shkollës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.