DYLON

Në 26-vjetorin e masakrës së Llashticës, bëhen homazhe në nderim të 26 martirëve

Në 26-vjetorin e masakrës së Llashticës, bëhen homazhe në nderim të 26 martirëve
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun, deputetë nga Kuvendi i Kosovës, drejtorë e zyrtarë konunalë dhe banorë,bënë homazhe para varreve të 26 martirëve të Llashticës.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se sot, në 26-vjetorin e masakrës së Llashticës, së bashku me kolegë dhe banorë të fshatit bënë homazhe në nderim të 26 martirëve që u vranë mizorisht – mes tyre fëmijë, gra dhe pleq.

EkoHigjiena

Më tej kryetari, theksoi se kjo tragjedi e rëndë mbetet një plagë e hapur në kujtesën tonë kolektive, por edhe një dëshmi e çmimit të lartë të lirisë.

“Me përulësi dhe respekt vendosëm lule pranë varreve të tyre, duke u zotuar se kujtimi për ta do të jetojë përherë në zemrat tona. Lavdi e përjetshme martirëve të Llashticës”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.