DYLON

Në 26-vjetorin e AAK-së, Isufi thotë se Aleanca ka qenë shtyllë e ndërtimit të shtetit

Në 26-vjetorin e AAK-së, Isufi thotë se Aleanca ka qenë shtyllë e ndërtimit të shtetit
Avatar photo Redaksia

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shënon 26-vjetorin e themelimit, ndërsa nga kryesia qendrore e kësaj partie, Ahmet Isufi vlerëson rolin e saj si vendimtar në proceset shtetformuese dhe demokratike të vendit.

Sipas Isufit, AAK u krijua në një moment kyç për Kosovën, me synimin për të zhvilluar demokracinë, për të ndërtuar tolerancën dhe për të forcuar bashkëpunimin në shërbim të qytetarit dhe shtetit të pavarur.

EkoHigjiena

Ai theksoi se nën udhëheqjen e liderit Ramush Haradinaj, Aleanca ka kontribuar në ngritjen e institucioneve të para shtetërore, duke bashkëpunuar ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky angazhim, sipas tij, ka qenë thelbësor në rrugëtimin drejt shpalljes së pavarësisë, si dhe në proceset e mëvonshme, përfshirë krijimin e ushtrisë dhe aspiratat për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Isufi nënvizoi se AAK ka luajtur rol aktiv si në qeverisje, ashtu edhe në opozitë. Ai e përshkroi veprimtarinë e saj si konstruktive dhe bashkëpunuese në vendimmarrje, ndërsa në opozitë si kritike dhe korrigjuese, gjithnjë në funksion të interesit shtetëror dhe atij kombëtar.

“Për 26 vjet, Aleanca ka folur përmes veprave, me vizion dhe program të qartë,” u shpreh Isufi, duke shtuar se partia synon të vazhdojë me reforma të reja për të realizuar idealin e brezave, për një shtet demokratik të zhvilluar dhe të integruar si komb.  /2LONLINE/