Në 24 orët e fundit shqiptohen mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 332 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 52 aksidente trafiku, prej tyre, 1 me fatalitet, 20 me lëndime dhe 31 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 16 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
