Në 24 orët e fundit shqiptohen mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 531 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 62 aksidente trafiku, prej tyre, 22 me lëndime dhe 40 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 16 persona, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajte të dënimit. /2LONLINE/
