Në 24 orët e fundit shqiptohen 2 mijë e 259 gjoba trafiku
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 259 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 46 aksidente trafiku, prej tyre 20 me lëndime dhe 26 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 11 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
