DYLON

Në 24 orët e fundit shqiptohen 1 mijë e 855 gjoba trafiku

Në 24 orët e fundit shqiptohen 1 mijë e 855 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 855 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 31 aksidente trafiku, prej tyre, 9 me lëndime dhe 22 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 5 persona, 3 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/