DYLON

Në 24 orët e fundit në Kosovë regjistrohen 108 aksidente trafiku

Në 24 orët e fundit në Kosovë regjistrohen 108 aksidente trafiku
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 693  tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 108 aksidente trafiku, 38 me lëndime dhe 70 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 26 persona, 20 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/