DYLON

Në 24 orët e fundit 56 aksidente, mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku dhe 36 të arrestuar

Në 24 orët e fundit 56 aksidente, mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku dhe 36 të arrestuar
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 102 tiketa gjobitëse ndaj drejtuesve të automjeteve që nuk kanë respektuar rregullat e trafikut, brenda 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit.

Sipas raportit policor, në këtë periudhë janë regjistruar 56 aksidente trafiku, prej të cilave 17 me persona të lënduar dhe 39 të tjera vetëm me dëme materiale.

EkoHigjiena

Po ashtu, autoritetet bëjnë të ditur se gjatë kësaj kohe janë arrestuar 36 persona, ndërsa 28 prej tyre janë dërguar në mbajtje, derisa 1 në vuajtje të dënimit.

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë për respektim të rregullave në trafik, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.  /2LONLINE/