DYLON

Në 23-vjetorin e rënies heroike të Ilaz Kodrës, kryeministri Kurti bëri homazhe dhe vendosi lule te Kompleksi Memorial në Marinë

Në 23-vjetorin e rënies heroike të Ilaz Kodrës, kryeministri Kurti bëri homazhe dhe vendosi lule te Kompleksi Memorial në Marinë
Avatar photo Redaksia

Në 23 vjetorin e rënies heroike të komandantit Ilaz Kodra, Kryeministri i vendit, Albin Kurti bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta te Kompleksi Memorial i dëshmorëve në Marinë, të Skënderajt.

Ilaz Kodra, pas rënies së Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovcit, më 22 shtator të vitit 1998, u caktua komandant i kësaj brigade, e njohur më vonë si Brigada 114, “Fehmi Lladrovci”, Zona Operative e Drenicës, pra sipas emrit të komandantit të saj të parë. Ai dha jetën duke i mbrojtur civilët e fshatit Verbovc e Shtuticë.

EkoHigjiena

Në prill të vitit 1999, teksa forcat e Serbisë pushkatonin e kryenin masakra kundër popullsisë civile shqiptare, ato goditeshin nga aeroplanët e NATO-s dhe ushtarët e UÇK-së. Në kushte dhe rrethana të një rrethimi të hekurt po zhvillohej luftë e ashpër për çlirim e mbijetesë.

Në vitin 1991, Adem e Hamëz Jashari, Ilaz Kodra e bashkëluftëtarë të tjerë, kaluan kufirin me Shqipërinë duke u futur ilegalisht, me qëllim për t’u stërvitur dhe për t’u armatosur. Ishin këto fillet e organizimit të asaj që më vonë njihet si Ushtria Çlirimtare e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.