DYLON

Në 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut, kryeministri Kurti bëri homazhe në varrezat në Reçak

Në 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut, kryeministri Kurti bëri homazhe në varrezat në Reçak
Avatar photo Redaksia

Në 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca bënë homazhe dhe vunë kurorë lulesh të freskëta në Kompleksin Memorial të Reçakut, ku janë varrosur trupat e 45 viktimave të masakrës së kryer nga forcat serbe të sigurisë, më 15 janar 1999.

Pas homazheve, të tre udhëheqësit shtetërorë, së bashku me të mbijetuarin e masakrës së Reçakut, Ramë Shabani dhe dëshmitarin Metush Ramadani, ecën deri tek vendi i krimit, në lugun e quajtur Kodra e Bebushit.

EkoHigjiena

Aty dëgjuan rrëfimin e të mbijetuarit Ramë Shabani, i cili ishte 33-vjeçar, kur më 15 janar 1999 forcat serbe të sigurisë ia vranë vëllain 22 vjeçar dhe 11 të afërm të tij. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.