DYLON

Në 15 vjetorin e sulmit Kosova edhe më afër NATO-s

Avatar photo Redaksia

Sot është 15 vjetori i ndërhyrjes së NATO-së, nën udhëheqjen e SHBA, kur nisi bombardimi ndaj Serbisë për ndaljen e fushatës së spastrimit etnik në Kosovë, që gjithmonë duhet të shërbejë si kujtesë se Perëndimi hyri në luftë për një Kosovë të lirë, demokratike dhe faktor i paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon.

Sulmi i NATO-së shënonte fillimin e fundit të luftës gati dy-vjeçare që po zhvillohej nga Ushtria Çlirimtare dhe populli i Kosovës. Fillimi i fushatës së bombardimeve që zgjatën 78 ditë do të vlerësohet si një datë e rëndësisë vendimtare për historinë e Kosovës, si një ditë e kthesës së madhe për të ardhmen e saj, transmeton RTK.

EkoHigjiena

Në 15 vjetorin e sulmit të NATO-së, ky përvjetor e gjenë Kosovën më afër se asnjëherë më parë Aleancës ushtarake perëndimore. Zyrtarë amerikan deklarojnë se mbështesin qasjen e Kosovës në parneritetin dhe
përfundimisht anëtarësimin në Aleancë.

“Qeveria amerikane e mbështet me forcë objektivin e Kosovës për të hyrë në Partneritetin për Paqe dhe më pas në NATO. Ne kemi punuar intensivisht për të ndihmuar Kosovën të kryejë reformat e duhura për
të plotësuar këto kritere,” deklaroi para anëtarëve të Kongresit në fillim të marsit, Zëvendës-ndihmësekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Yee.

Ligjvënës amerikanë mendojnë gjithashtu se si përgjigje më e mirë ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia, duhet të jetë përshpejtimi i hapave të afrimit dhe anëtarësimit me NATO-në të vendeve që janë të rrezikuara nga hegjemonia ruse. Anëtarësimi i Kosovës në aleancën perëndimore është garancioni më i fortë, afatgjatë, i lirisë, sovrantietit dhe integritetit territorial të saj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.