DYLON

Ndryshon ndëshkimi me direkt karton të kuq

Avatar photo Redaksia

Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) ka modifikuar një rregull të ndëshkimit të një futbollisti me direkt karton të kuq. Futbollistët që shkaktojnë ndërhyrje të palejuar për të parandaluar shënimin e një goli nuk do të ndëshkohen automatikisht me karton të kuq, ka vendosur Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), raporton “BBC”.

Por, nëse një futbollist shkakton ndërhyrje të paqëllimshme që e pengojnë kundërshtarin në shënimin e një goli, do të shpëtojnë me një paralajmërim.

EkoHigjiena

Kurse, ndërhyrjet e qëllimshme do të vazhdojnë të ndëshkohen me karton të kuq, përcjell “Lajmi.net”.

Tek këto raste përfshihen tërheqjet për fanelle, shtyrjet ose ndërhyrjet e ashpra e sjelljet e dhunshme. Por, edhe prekja e qëllimshme e topit me dorë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.