DYLON

Ndryshimin e bëjmë ne

Avatar photo Redaksia

Alban SHABANI

/2L ONLINE/ – Ne si shoqëri vazhdojmë ta kemi te ngrire ne mendje se politika zhvillohet ekskluzivisht nga partitë dhe te gjitha problemet te cilat i hasim ne janë probleme po te gjitha qe zgjidhen nga shtetit. Kjo ide vjen si rezultat i konceptit te shtetit si një shtyllë e forte si diçka qe është mbi të gjithë. Është një koncept qe ne kulturën tonë është instaluar si rezultat i sistemit politik komunist e diktatorial. Partitë politike dhe pluralizmi partiak është shtylla e demokracisë, mirëpo sistemi partiak i fuqishëm e koncepti qytetar se gjithçka çka është politike i takon partisë është koncept i cili nuk kontribuon ne konsolidimin e shoqërisë demokratike.

EkoHigjiena

Ne kohen tonë flitet për një zbulim të rij të politikes, ajo e cila ka te bej me konceptim se politika nuk kuptohet vetëm ajo politik qe zhvillohet nga institucionet publike shtetërore, mirëpo ekziston një fushë e cila ne politiken moderne është faktor kyç ne politikbërje dhe avancimin e konsolidimit demokratik e shoqëror. Ajo është politik e cila zhvillohet nga grupet e interesit, shoqatave dhe pjesëtareve tjerë te cilët e realizojnë një politik private dhe i shtyn proceset deri në vendimmarrje.

Nuk duhet kuptuar qe pluralizmi politik është i vetmi argument i konsolidimit shoqëror, është fakt se një shoqëri e fragmentuar e ndarë ka potencial te madhe që te ketë një mori partish te cilat pa te drejt hyn ne oborrin e politikave te shoqërisë civile. Duke e ditur faktin se partitë politik synim kanë pushtetin dhe ndjekin një ideologji ato rrëshqasin ne sferën e përfaqësimit te një pjese te caktuar te individëve e jo përfaqësim te shoqërisë civile. Shoqëria civile është kujdestari e cila e shtron rrugën e operimit te partive politike.

Një shoqëri e mirëfilltë ka potencial te organizimit te krijimit te konsensusit dhe rritjes te solidariteti me qellim te formulimit te politikave te cilat ndikojnë në probleme te caktuar. Aftësi e fuqisë se konsensusit dhe rritjes te solidariteti tregon për kulturën e një shoqërie civile e cila me rolin e saj karshi qeveris dhe institucioneve publike kujdeset qe politikat shtetërore te jene ne harmoni me kërkesat e shoqërisë civile. Tani ne këto momente kur ne Kosovë kemi sistem politike demokratik me një minimum te demokracisë, një shoqëri e cila është e kapur nga partitë, na duhet një organizim qytetar te bashkuar ne grupe te interesit ne shoqata e lobe të ndryshme me qellim te realizmit te politikave për interesa tona, gjithmonë duke e respektuar kushtetutën dhe ligjet e shtetit. Organizimi i protestave e rreshtimi kundër qeveris e politikave qeveritare nuk është antishtetërore përkundrazi është element qe e fuqizon shtetin.

Mos të harrojmë se bota intelektuale, mediat, e pjesëtar tjerë janë përgjegjës për rregullimin operativ te shoqëri civile. Nuk ka shtet demokratik pa një shoqëri te fort civile. Gjendja nuk ndryshohet nga kjo kasta e politikes, gjendjen e ndryshojmë ne si shoqëri, nëse arrimi ti kanalizojmë veprimet. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.