DYLON

Ndryshimi i Ligjit për TVSH avancon më tej reformën fiskale në Kosovë

Ndryshimi i Ligjit për TVSH avancon më tej reformën fiskale në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret vendimin e Qeverisë për plotësim-ndryshimin e legjislacionit tatimor, e në veçanti të Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Ndryshimi i Ligjit për TVSH, i cili do të mundësojë mbledhjen e brendshme të këtij tatimi, është përgjigje e Ministrisë së Financave ndaj kërkesave të sektorit privat dhe asociacioneve të biznesit, si dhe avancim i mëtejmë i reformës fiskale.

Kjo masë, së bashku edhe me masat e tjera fiskale të implementuara gjatë këtij viti, si dhe gjatë viteve të fundit, pa dyshim se do ta bëjnë më atraktive ofertën e Kosovës për investitorët e jashtëm por edhe për investitorët e brendshëm.

Investitorët amerikanë tashmë shohin atraktivitet më të madh në tregun e Kosovës, e konfirmim i kësaj është edhe ardhja e brendeve amerikane në shtetin e Kosovës, proces ky i cili do të vazhdojë edhe në javët dhe muajt në vijim. Prania e brendeve amerikane do të reflektojë siguri edhe për kompanitë e tjera ndërkombëtare të cilat me vite kanë ngurruar të shtrijnë aktivitetet e tyre afariste në Kosovë.

EkoHigjiena

Reformat e vazhdueshme në mjedisin e të bërit biznes të pasqyruara edhe në raporte të organizatave ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondacioni Heritage janë rezultat i dialogut aktiv ndërmjet sektorit privat dhe publik në të kaluarën, ndërsa që rezultatet pozitive të mos mungojnë në këtë drejtim nevojitet një konsideratë dhe angazhim më i madh për dialogun publiko-privat, veçanërisht në fuqizimin e sundimit të rendit e të ligjit.

Oda Amerikane mbetet e përkushtuar për partneritet konstruktiv me institucionet e Kosovës me qëllim të përmirësimit të mëtejmë të mjedisit të të bërit biznes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.