DYLON

“Ndryshimet në shoqëri përmes reformave me theks të veçantë në arsim, drejtësi dhe ekonomi”

Avatar photo Redaksia

/Konferenca e IV-të Shkencore Regjionale {Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi}/
Nga: Selvete Abdullahu

Puna e shkëlqyer e Institutit për Studime Ligjore dhe Demokratike bëri që qyteti i Gjilanit të merr epitetin e një qyteti të rëndësishëm shkencor që mbledh me vete jo vetëm studiuesit nga vendi,por nga të gjitha trojet shqiptare. Duke cekur këtë vit edhe përfaqësuesin nga Turqia.

EkoHigjiena

Gjilani me vlerat e larta kulturore me një imazh letrarë të njohur në tërë vendin dhe jashtë tij tashmë katër vite me radhë dëshmon dhe forcon këtë imazh edhe më tepër përmes Konferencës Shkencore. Botën Akademike Shkencore Shqiptare tashmë e shohim çdo vit të inkuadruar në këtë konferencë me punimet e tyre,hulumtimet shkencore në fusha të ndryshme dhe çdo vit Konferenca pasurohet me tema interesante dhe progresive për shoqërinë duke vazhduar rrjedhën e saj në pikë takimin e Elitës në qytetin e bukur të Gjilanit.

Të gjitha punimet shkencore janë botuar në Revistën Rajonale të Shkencave sociale”Reforma” nr.3/2016.

Punimet e Konferencës filluan dhe përfunduan në Hotelin “Vali Ranch” në një ambient vërtetë madhështor me kushte të shkëlqyeshme. Konferenca zhvilloi aktivitetin e saj reflektues e përcjell me punë madhështore. Salla enkas për Konferenca e rregulluar mirë i plotësonte kushtet për mbarëvajtjen e Konferencës si dhe akomodimin e punëtorëve shkencor të cilët ishin të përkushtuar të prezantonin punën e tyre në mënyrë sa më profesionale dhe kreative. Performanca e profesorëve ishte e kënaqshme ku rezulton gjithnjë nga përgatitja e lartë shkencore e që rriti vlerat e këtij evinimenti shkencor me karakter ndërkombëtar. Prandaj,do të citoj një thënje të njërit nga filozofët që përdori një panelist në hapje të Konferencës”Arsimi është dielli i dytë për njeriun”.

Konferencën e IV-të e shpalli të hapur përfaqësuesi i ISLD-së Flamur Hyseni. Ai përshëndeti Rektorin e Universitetit”Kadri Zeka” në Gjilan prof.dr. Bajram Kosumi, Ministrin e infrastrukturës në Qeverinë e Republikës së Kosovës Prof. dr. Lutfi Zharku, Kryetarin e Komunës së Bujanovcit Nagip Arifi. Përshëndeti përfaqësuesit e Universiteteve përreth që iu bashkuan thirrjes për këtë Konferencë si dhe të gjithë të pranishmit.

Rektori i Universitetit”Kadri Zeka” në Gjilan Prof.dr.Bajram Kosumi fjalimin e tij e fokusoi në Kosovën duke e përshkruar si vend të bukur me të gjitha të mirat dhe atributet e saj.Duke e dëgjuar me vëmendje njeriun meritor kisha përshtypje se frymonte edhe në ato çaste ndjenja e tij prej atdhetari të devotshëm të çështjes sonë kombëtare që kontribuoi me vite dhe prej letrari po ashtu. Njeriu i tillë ngado që shkon Atdheun e mban me vete.

Mandej fjalimi i tij u drejtua në temën që ishim mbledhur duke cekur se fjala “Reformë” është fjalë e këndshme sepse vet jeta e njeriut është reformë.

Nganjëherë fjala reform e mbulon fjalën mbulim. Ai përmendi futjen e sistemit të Bolonjës nëpër shkollat tona dhe që ky sistem hyri brenda ditës,pra nuk është çudi që reformat të ndodhin brenda ditës. Bëri po ashtu një paraqitje elaburuese në mes asaj çka është reformë dhe çka nuk është reformë. Reformat kur kanë ecur mbarë dhe kur kanë ngecur. Reforma mund të merret edhe si revolucion tha rektori.

Prof.dr.Bajram Kosumi reflekton pasqyrë shumë realiste, argumentuese dhe shkencore gjatë fjalimeve të tij duke rekomanduar që reforma duhet të burojë nga nevoja e brendshme e njeriut.

Reforma duhet të përshtatet me politikat zhvillimore të vendit.

Reforma duhet të mbështetet me kërkesat e tregut.

Reforma e ka kuptimin e thellimit më të madh në shkencë e jo sigmatizimit.

Foli po ashtu për parimet, cilësinë e arsimit, krijimin e reformave etj.

Prof.dr.Lutfi Zharku Ministër i infrastrukturës në Qeverinë e Republikës së Kosovës foli për reformat në sektorin e ekonomisë duke marrë parasysh gjithnjë kalimin e vendit nga një fazë në tjetrën. Ai tha se reforma i përfshin të gjitha fushat e jetës.

Për reformat në sistemin e gjyqësorit foli Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi. Ai potencoi se reforma në sistemin e drejtësisë është fushë e ndjeshme. Në gjyqësor ndryshimet e para kanë filluar duke u nxjerrë nga UNMIKU në atë kohë po ashtu foli edhe për kodet. Ai tha se deri më 2008 nuk është nxjerrë asnjë ligj nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Përfundimisht më 2012 nxirret kodi penal i procedurës penale. Më 2013 për herë të parë kemi reformën për rregulloren e gjyqësorit si dhe u bë shkrirja e disa gjykatave. Ndryshimet janë pozitive ,por nganjëherë të dhimbshme për një segment të caktuar.Gjykata e Gjilanit është më e mira në Rajon. Ai foli edhe për defektet në përgjithësi në gjyqësorin e Kosovës. Gjatë fjalës së tij përmbyllëse përgëzoi organizatorët për këtë iniciativ duke thënë se Gjilani ka dhënë një pasqyrë të mirë.

Kryetari i Komunës së Bujanovcit Nagip Arifi tha se reforma ka rëndësi në zhvillimin e shoqërisë. Ai foli për prioritetet,Integrimin në familjen e madhe Evropiane,prandaj janë të domosdoshme reformat në arsim,bujqësi etj duke mos harruar edhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Në vazhdën e kësaj iniciative doli edhe Revista shkencore ”Reforma”. Sekretari i përgjithshëm i ISLD-së dhe Revistës shkencore”Reforma” Burim Haliti pasi përshëndeti të pranishmit tha se në këtë revistë janë përfshirë punimet e punëtorëve shkencor nga pesë Shtete të Ballkanit. Punimet kanë një shije të lartë artistike, shkencore duke sjellë dhe promovuar vlera të mirëfillta. Jeta shkencore është duke u avancuar bashkë me Revistën “Reforma”.

Kur shkenca i paraprinë proceseve zhvillimore atëherë themi se kemi reforma. Duke cekur përfshirjen e punimeve në këtë revistë nga Shtetet fqinje ceku që këtë vit kemi edhe përfshirjen e Turqisë me përfaqësuesin e saj. Temat ishin të një niveli të lartë e specifike për Revistën në fjalë dhe gjithë shoqërinë. Puna u realizua falë miqve dhe bashkëpunëtorëve që ka Revista. Rrugëtimi i Revistës ka ecur sigurt dhe mbarë. Po ashtu falënderoi edhe mbështetësit financiar të Revistës dhe Konferencës Shkencore:PTK-Vala,Universiteti”Kadri Zeka”Gjilan dhe Fondacionin Gjerman”Friedrich Ebert Stiftung”.Në fjalën përmbyllëse Burim Haliti citoi thënjën e të ndjerit Profesorit,mendimtarit dhe shkenctarit tonë të madh Esat Stavileci….

Ka një mendim të artë:Bëjnë punë të pa gabueshme vetëm ata që nuk punojnë!

Në fund të hapjes të dy organizatorët e Konferencës Flamur Hyseni dhe Burim Haliti ndan mirënjohje për Prof.dr.Sadik Rashiti për kontributin e tij të vazhdueshëm në fushën e shkencës dhe dijes.

Më pas Konferenca vazhdoi punën e ndarë në dy grupe të cilët prezantuan punimet e tyre në sallën e Konferencave në Hotelin “Vali Ranch” në periferi të Gjilanit.

Grupi i parë i Konferencës Shkencore ka trajtuar tema gjithëpërfshirëse të fushave të ndryshme dhe aktuale dhe po ashtu ka zgjatur më shumë kohë se që është paraparë në agjendë të ditës. Gjithashtu mbrenda grupit të parë ka pasur edhe shumë debate interaktive dhe interesante dhe kjo ka bërë që të rezultoj me shumë sukses Konferenca. Temat e shtjelluara në këtë grup ishin nga këto drejtime: Ekonomi, Edukim, Filozofi, Sociologji, Media, Gazetari, Diplomaci, Histori, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Integrime Evropiane, Shkenca Politike.

Përfaqësimi i gjinisë femërore në Konferencë ishte i kënaqshëm. Kjo formë e përkrahjes së femrës tregon barazi gjinore,jo diskriminim,fuqizim i femrës në shoqëri por, edhe maturi,intelekt dhe kulturë njerëzore nga vet organizatorët.

Shkenca nuk njeh as moshë e as gjini për këtë arsye ulëset u takojnë gjithmonë vetëm atyre që punojnë,studiojnë e hulumtojnë një jetë të tërë në dobi të vetes dhe shoqërisë. Prandaj, Konferencat e tilla shkencore kanë edhe jehonat e mëdha sepse aty mund të vëzhgosh, perceptosh dhe të nxjerrësh shumë informacione të sakta mbi shkencën, njeriun dhe jetën në përgjithësi.

Grupi i dytë ka shtjelluar tema nga :Ekonomia,Arsimi dhe Psikologjia. Unë do të jap në pika të shkurta vetëm disa tema që u prezantuan në grupin e dytë.

Prezantimi i parë u bë në gjuhën angleze nga përfaqësuesi i Kolegjit Turk Mustafa Erdem me temën:”Kontributi i literaturës për të mësuar gjuhë të huaja”.

Dy përfaqësuesit nga Ministria e Arsimit Muhabere Maliqi dhe Ferdi Kamberi prezantuan temën:”Reformat e Arsimit në nivelin fillor dhe të mesëm të ulët dhe integrimi i komuniteteve jo shumicë në Kosovë”.Ata shpjeguan ecurinë e reformave në arsim duke treguar poashtu edhe metodologjin e përdorur për arritjen e rezultateve përmes matjeve statistikore. Paraqiten gjendjen aktuale të arsimit në Kosovë duke sjellë të dhënat e plota prej viteve 2004-2005 deri 2015 duke përfshirë edhe të dhënat për rënjen e rezultateve. Lisencimin e mësimdhënësve,drejtorëve,komuniteteve pakicë,integrimin e tyre,ngritjen, ramjen.

Paraqiten edhe bashkëpunimet si formë shumë të rëndësishme për bashkëveprim e në këtë rast përmendën Abetaren e përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Prof.dr.Nehat Rrudhani prezantoi temën me titull:”Sa janë të kënaqur nxënësit me kushtet që ofrojnë SHFMU në Komunën e Gjilanit”.

Ai foli për kushtet në disa shkolla fillore e të mesme në K.Gjilanit. Kishte mbledhur rezultate në bazë të intervistave që kishte zhvilluar me nxënës.Përshkruajti metodën e përdorur bashkë me pyetjet drejtuara nxënësve dhe ajo që më la mbresa ishin figurat e përdorura në bazë të gjendjes së nxënësve.Kjo formë e aplikimit mendoj se ka sjellë motiv tek nxënësit që ata të shprehen më lirë.

Prof.dr.Behxhet Gaxhiqi prezantoi një temë mjaftë interesante dhe kreative:”Modalitetet e mësimit të diferencuar”

Temën e tij e trajtoi si problem pedagogjiko-psikologjik.

Ky modalitet duhet të ekzistoj dhe duhet të aplikohet mësimdhënia e diferencuar.

Nuk mund të ekzistojnë dy njerëz të cilët mendojnë njëjtë. Diferenca ka ekzistuar dhe do të ekzistoj gjithmonë,prandaj duhet gjetur modaliteti që i përshtatet kësaj diference. Ekziston diferencimi i mësimdhënies së mbrendshme dhe diferencimi i mësimdhënjes së jashtme psh. secili nxënës në një klasë flet për elemente të veçanta dhe kështu kur mblidhen këto elemente formohet dhe bëhet trungu.

Prof.dr.Haki Xhakli prezantoi temën:”Metoda e vlerësimit për ciklin parashkollor dhe fillorë”

Punimin e tij e ilustroi me vizatime të marra direkt nga nxënësit të cilët kishin paraqitur përmes artit imagjinatën e tyre. Ai theksoi se fëmijën duhet t’a pyesim se çka ka dashur të paraqet ai në vizatimin e tij me qëllim që t’a kuptojmë brengën,gëzimin,shqetësimin,lumturin e mandej duhet t’a vlerësojmë me notë vizatimin e tij. Me këtë mënyrë fëmijës i japim besimin dhe lirin që ai të shprehet duke shpalosur ndjenjën e tij e cila n’a bënë të njohim imagjinatën e tij të bujshme.

Profesor Lon Laska shtjelloi temën:”Qëllimi dhe funksionet e monitorimit dhe vlerësimit të performances së mësimdhënësve”.
Ai u fokusua në planifikimin e vlerësimit,kohën e caktuar,funksionet e monitorimit. Foli për kriteret, standardet dhe elementet tjera që duhet plotësuar për arritjen e qëllimit me një rezultat sa më të favorshëm dhe rezultativ.

Ai tha se nuk duhet të mbetet qëllim sanksionimi,por ka disa funksione bazë gjatë ecurisë së monitorimit dhe vlerësimit. Ai u ndal në katër funksione kryesore siç janë:

Funksioni diagnostifikues
Funksioni instruktiv
Funksioni kontrollues
Funksioni këshillues

Një mësimdhënës mund të bëjë 20% të ndryshimeve gjatë kontrollës.Nëse një mësimdhënës ka ngecje drejtori duhet të ndërhyjë.

Profesor Nevzad Shemsedini prezantoi temën me titull:”Depresioni dhe shkaktarët tek mosha 15-18 vjeç në Mitrovicë”.

Hulumtimi ishte bërë në dy shkolla të Mitrovicës dhe me nxënësit e tri klasëve.

Depresioni është një çrregullim mendor i lehtë dhe njeriu arrin të mposhtë atë me anë të aspektit menagjues të vetvetes. Në hulumtim ishin ngritur dy hipoteza:

1. Depresioni tek adoleshentët 16,17,18 vjeç në Mitrovicë është shfaqur apo ka tregues të kenë simptoma depresive deri në atë masë.

2. Femrat janë më të predispozuara që të preken nga sëmundjet e depresionit se sa meshkujt.

Bëri interpretimin e rezultateve sipas shkallës së Bekut. Shfaqi rekomandimet duke konstatuar se depresioni është dukuri e shfaqur{e pa vërejtur}

Është refleksion i prirë në moshën e adoleshencës. Duke shfaqur poashtu aspektet kryesore për të menaxhuar depresionin në rastin e trajtimeve të depresionit.

Valjeta Shkodra dhe Burim Haliti e përmbyllën grupin e dytë dhe gjithë punën një ditore të Konferencës Shkencore . Tema e tyre ishte nga fusha e ekonomisë: ”Liria fiskale parametër reformues në stabilitetin fiskal të vendit”.
Konferenca e IV-të Shkencore Rajonale në Gjilan u përmbyllë me sukses dhe me një drekë të mirë për të gjithë të pranishmit.

Falënderime dhe mirënjohje morën të gjithë punëtorët shkencor që prezantuan në mënyrë profesionale,etike, kulturore dhe përkushtuese punën e tyre,sfidat dhe progreset nga fushat e ndryshme shkencore. Do t’a përfundoj këtë shkrim me një mendim “Dielli kurrë nuk përëndon për atë njeri që punon”. /2L ONLINE/